MENAXHIMI KRIJUES® është një program ndërdisiplinor trajnimesh, seminaresh dhe konsulence për zhvillimin personal & profesional, i ndërtuar në bazë shkencore dhe praktike nga Eno Barjami MSc. dhe i çertifikuar ndërkombëtarisht.
Programet mësimore janë të një natyre krijuese pasi vijnë si kombinim i praktikave të menaxhim biznesit dhe të psikologjisë së aplikuar për të qenë të dobishme për të gjithë profesionistët dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë performancën dhe rrisin aftësitë e tyre intelektuale, praktike, sociale dhe shpirtërore në mjedisin e tyre profesional dhe në jetën private.
Individë dhe Staf i trajnuar prej organizatave:
DËSHMI NGA PJESMARRËSIT:
Jua rekomandoj te gjitheve te behen pjese te ketij trajnimi vertet unik. Per mua ka qene nje nder eksperiencat me te mira ….do ta konsideroja nje rrugetim vetezbulues per vlerat dhe parimet themelore qe na bejne secilin prej nesh unik dhe krijues. Me vlera edhe praktike ne menaxhimin e kohes,dhe aftesive tona, per te qartesuar vizionin dhe permbushur misionin qe gjithsecili prej nesh ka. Eno te falenderoj per mundesine, formen interaktive me te cilen ke sjelle cdo teme te ketij trajnimi duke na bere secilin prej nesh pjese. Te uroj vetem Suksese!
FATLINDA K.
Menaxhere” Një kurs interesant që nxit këdo që merr pjesë për të përmirësuar vetveten nëpërmjet përftimit të dijes për të përmirësuar mjetet e veta problemzgjidhëse. Një kurs që e nxit këdo që e ka kryer atë të thellohet vetë në dije për të pëtftuar aftësi analitike. Menaxhimi krijues është një kurs i veçantë në Shqipëri nga i cili për arsyet e mësipërme duhet të ndiqet dhe nga i cili mund të përfitohet së tepërmi pasi hap një derë në një përqasje ndryshe të të parit të gjërave si edhe nxit të përftosh dije duke punuar vetë dhe të njohësh më shumë botën që na rrethon.”
ILIR S.
Gazetar, Perkthyes” Nje trajnim per te mos u humbur, si nje mundesi e shkelqyer per te punuar me karakterin tuaj si ne aspektin personal ashtu dhe profesional. Ishte gjetje dhe koherent. Te ndryshon perspektiven dhe menyren si e shikon cdo aspekt praktik te jetes por dhe nje skaner i mire i vetes. ”
XHENI SH.
Menaxhere MarketinguSipas mendimit tim dhe asaj qe kam perfituar nga ky Trajnim, them me plot bindjen qe duhet ndjekur nga cdo profesionist i cfaredo fushe . Per te njohur veten dhe te tjeret ne ambjentin qe na rrethon, te kthehemi te parimet baze 4D! Shume Respekte per punen tende Eno!
LILO S.
Drejtor Shitjesh & MarketinguVlersoj shume, ate cfare trajtohet dhe cfare mora une personalisht, tek Manaxhimi krijues: prezantimi me nje koncept te ri-dizenjuar dhe deri diku inovativ te manaxhimit…Nje individ vetem pasi balancon veten, duke njohur mire realitetin e tij te brendshem dhe te jashtem, ka vizione te qarta parimore, arrin te beje zgjidhje pro-active efektive, mbeshtetur ne teorine e bashkepunimit reciprok. Ri-theksimi i vemendjes tek mendesia win-win, integriteti personal dhe besnikeria ndaj vlerave parimore si elemente kyce per suksesin/permbushjen personale, e ben kete kurs nje investim personal shume te vlefshem jo vetem ne aspektin professional, por ne cdo fushe te jetes sociale.Me konsideratat me te larta e rekomandoj, duke uruar suksese te metejshme kolegeve ne trajnim dhe vete “Manaxhimit krijues”.
DANIELA Z.
EkonomisteNje trajnim i mirefillte dhe mbreslënës. Metodike bashkekohore,dhe njekohesisht teper interesante. Mundesi per krijimin e njohurive te reja,mesimit te marrjes se pergjegjesive. Fare lehtesisht gjithsecili nga ne mund ta gjeje veten ne te”
XHOI K.
Sipermarrese, MesimdheneseKam perfituar me teper se c’mendoja nga ky Trajnim! Trajnimin “Menaxhimi Krijues” e nisa me shume deshire pasi kisha shume kohe qe doja te merrja pjese. Eshte teper motivues dhe i vjen ne ndihme cdokujt me formatin me perfekt!
EDA G.
BlogereTrajnimi “Menaxhimi Krijues” ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për mua. Eno ka përgatitur një material që është i thjeshtë për tu kuptuar por ajo që është më e rëndësishme, i thjeshtë për tu zbatuar në jetën e përditshme. Trajnimi është i pasur me shembuj dhe rekomandime që mund të aplikohen direkt nga pjesëmarrësit. Këtë trajnim e rekomandoj për këdo që do të njohë më mirë veten por edhe të bëjë një ndryshim në jetën e tij. ”
VIKTOR H.
Menaxher ShitjeshTe gjithe kemi nevoj per motivim,energji dhe kreaktivitet.. Faleminderit Eno qe na e bere te mundur kete lloj trajnimi, sepse ishte aq i pasur dhe i dobishem qoft ne aspektin social-psikologjik, ne marredhenie pune etj.. Uroj nga zemra shume Suksese dhe Mirutakofshim ne trajnime te tjera”
ENI P.
Agjente ShitjeshEno dhe Menaxhimi Krijues ishin nje dyshe plotesuese te njeri-tjetrit. Gjate trajnimit “Menaxhimin Krijues” pervec marrjes se disa menyrave specifike me baze shkencore dhe numeri, me beri pershtypje rrjedhshmeria e percjelle nga vete Eno. Ishte nje trajnim teper terheqes dhe investim shume i mire qe kam bere per veten time dhe me bindje te plote do tua rekomandoja miqve dhe kujdo qe nuk e njoh. Uroj qe rekomandimi i nje ligjori (e cila nuk kishte kohe as 5 minuta per veten) qe aktualisht ka kohe dhe per familjen te jete nje shenje per kedo qe te kuptoje rendesine e ketij trajnimi. Ne shkallen 1 drri ne 10 ku 10 eshte shkalla maximale Eno dhe Menaxhimi Krijues jane 9+.”
ILDA P.
Juriste“ Menaxhimi Krijues eshte nje trajnim qe te ndihmon ne qartesimin e ideve, organizimin e tyre, vendosjen e prioriteteve si dhe ne te qenurit PROAKTIV! “
XHESIKA B.
DizajnerPër më tepër informacion, ndiqni kronikën e realizuar nga ReportTV: